Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Synojmë një seancë ku zgjedhet kryesia e Kuvendit dhe Qeveria për të njëjtën ditë

Gazeta10
30 March 2025 - 12:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare pret që pasi të bëhët zgjedhja e kryesisë së Kuvendit dhe kryetarit të Parlamentit, të votohet edhe qeveria.

Kështu tha Kurti para mediave në takimin me rastin e Festës së Fitër Bajramit me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

“Pasi u certifikuan rezultatet, është një seancë ku jepen betimet edhe masnej synojmë një seancë ku zgjedhet edhe kryetari, kryesia e Kuvendit edhe Qeveria qysh e kena bërë edhe herën e kalume për të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, nisi e qeshura kur Tërnava i tha Kurtit që kur ta bëjnë deputetët betimin vetëm i ecë rroga.

“Kur ta bëjnë betimin deputetëve veç i ecë rroga a po”, tha ai, ndërsa Kurti u përgjigj: Duket që po”.

“Deputetët t’u thënë zgjate Zot”, ia ktheu Tërnava.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.