Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon nesër ‘sy me sy’ Ramën në mbledhjen e dy qeverive

Gazeta10
13 June 2023 - 18:41

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti e ka publikuar agjendën finale të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, nesër më 14 qershor, në Gjakovë.

Ngjarja është organizuar të mbahet në Bibleotekën e Qytetit, ndërkaq gjithçka nis me pritjen e Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët, është planifikuar një ceremoni e nënshkrimit të marrëveshjeve që priten të nënshkruhen.

Ndërkaq, në orën 13:15, në Teatrin “Hadi Shehu” pritet të mbahet një konferencë e përbashkët e Kryeministrit Albin Kurti dhe Ramës.

Pas konferencës, ZKM-ja në Prishtinë njofton se Kryeministri Kurti ka planifikuar t’I shtrojë drekë Kryeministrit Rama dhe ekipit të tij.

Dita përfundon pas orës 16:00, kur është paraparë një takim i dy kryeministrave me kryetarët e qyteteve që ndodhën në vijat kufitare Kosovë – Shqipëri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.