
Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë, ndërsa gjatë ditës, Begajn e priti në takim edhe presidentja Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova po e kremton 15-vjetorin e shtetësisë në përballje me sfida, “por e vendosur për të ecur përpara në forcimin e shtetit dhe e përkushtuar në rrugëtimin euroatlantik”.
“Në këtë 15-vjetor të pavarësisë kujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuuan për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin, që nga arkitekti i shtetit të Kosovës, presidenti historik, dr.Ibrahim Rugova e deri te vajzat e djemtë e UÇK-së, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, shumë nga të cilët ranë heroikisht për lirinë dhe Republikën”, ka theksuar Osmani.