Gazeta10

Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”, është një adresë e duhur për armatim.

Ai nuk ka dhënë detaje se kur do të blejnë armatim nga kjo kompani e sa do të blejnë.

Kurti ka qenë në vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin turk, Recep Taip Erdogan.

Deklaratën e Kurtit e ka shpërndau në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Kurti.

“Ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë. I kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar për armatim, katërfishuar për trajnime jashtë vendit dhe korporata Baykar që e prodhon dronin Bayraktar padyshim që është një adresë e duhur që duhet ta kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë tonë por çfarë pajisjesh, kur do t’i blejmë e sa, kjo do të mund të merret vesh më vonë”,  ka thënë Kurti.

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
Vrasjee
Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare
111
Ish menaxheri pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” këngën e re në YouTube