Gazeta10

Kurti thotë se lajmet e rreme i sollën barrikadat në veri (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij se lajmet e rreme kanë shkaktuar destabilizimin e veriut, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se dje në mbledhjen e kabinetit të tij ka vënë në dukje rrezikun që lajmet e rreme po kanë në raport me vendimet e qeverisë së tij.

I pari i ekzekutivit, Kurti, ka thënë se ka qenë pikërisht dezinformimi që ka shkaktuar bllokimin e rrugëve.

Këtu keni statusin e plotë:

“Në mbledhjen e djeshme të kabinetit kam vënë në dukje rreziqet e lajmeve të rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet tona për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë. Ky dezinformim çoi në barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në veri të Kosovës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se Kosova para pak kohe është përballur me tensione e destabilitet në veriun e vendit ku serbët lokal kanë vendosur barrikada në rrugë në shenjë kundërshtimin ndaj paralajmërimit për vendosjen e masave të reciprocitetit në targa dhe dokumente të kalimit kufitar.

Situata ishte qetësuar pasi institucionet  e Kosovës pranuan një propozim amerikan për shtyerjen një-mujore të këtij vendimi. / Gazeta10

Këtu keni videon:

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë