
Raporti: Fjolla Xheladini / KANAL10
Qeveria e Kosovës pritet të konsiderojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nëse plotësohen gjashtë kushte. Kështu të paktën ka thënë kryeministri Albin Kurti në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, për çka është përplasur me deputetë të opozitës. Këta të fundit e kanë akuzuar për ndryshim qëndrimesh e mashtrim të qytetarëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar të konsiderojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përkundër deklaratave të tij të vazhdueshme, se i njëjti nuk është në frymën e Kushtetutës.
Megjithatë, i pari i ekzekutivit, ka thënë se në mënyrë që të pranojë themelimin e tij, duhet të plotësohen gjashtë kushte.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ai ka deklaruar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, nuk duhet të jetë monoetnik si dhe duhet të zbatohet pas njohjes reciproke.
Kjo deklaratë e Kurtit ngjalli reagime të shumëta të partive opozitare, të cilat e kritikuan atë për ndryshim qëndrimesh.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pozita duhet t’ua bëjë të qartë qytetarëve se kanë vendosur ta themelojnë Zajednicën
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se 2 shkurti, është datë e pranimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti, derisa u shpreh se qeveria e ka future dialogun në qorrsokak.
Ndërsa, ndaj tij replikoi i pari i ekzekutivit.
Ndërkaq, kritika ndaj Kurtit pati edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, si dhe normalizimin e raporteve mes të dyja shteteve është folur edhe në seancën e posaçme në Kuvendin e Serbisë, ku ka pasur përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.