Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim në zgjedhjet lokale

Gazeta10
23 August 2025 - 18:53

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për fitore.

“Angazhimi juaj në zgjedhjet qendrore na nxori të parët në 22 komuna cep më cep Republikës sonë. Tani, me zgjedhjet lokale që po afrojnë, le t’i bëjmë komunat anembanë Kosovës shembull të qytetarisë, të zhvillimit dhe të qeverisjes sonë të mirë,” ka shkruar Kurti.

Ai kujtoi se afati për regjistrim është deri më 29 gusht dhe procesi është i lehtë e i shpejtë.Kurti u bëri apel bashkatdhetarëve që të mos e humbin mundësinë për të kontribuar me votën e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.