
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar serbëve të veriut të Kosovës në gjuhën e tyre ku i ka falënderuar, mes tjerash, për ndërrimin e targave në ato të Republikës së Kosovës (RKS).
“Duke marrë parasysh sea mbi 3 mijë e 260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë ndërruat targat në RKS vërehet interesimi për integrim dhe kuptojmë dhe e dimë se e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës. Të gjithë neve. Së bashku…Falënderoj të gjithë ata që treguan besim për një Kosovë më të mirë”, ka thënë Kurti në videoadresimin e tij.