Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Varret e hapura në Kosovë presin të vërtetën

Gazeta10
30 August 2023 - 11:51

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka thënë se në qeverisjen e tij, i ka dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve.

Ai tutje ka thënë se varret e hapura në Kosovë presin të vërtetën.

“Pesha e mungesës rëndon mbi familjet e 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Nënat presin ditën kur do të vendosin nga një lule në kujtim të më të dashurve të tyre. Atyre që u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse dhe ekzekutore”, ka thënë Kurti.

Ai tutja ka deklaruar që sot e gjithnjë u bënë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime.

“Me angazhimin institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës, ne po vazhdojmë punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve. Si zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi, po themelojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, tha tutje Kurti.

Sipas tij për të rritur kapacitetet për të trajtuar krimet e luftës, kanë shtuar buxhetin për 50 pozita për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa në Policinë e Kosovës, nga një sektor, kanë ngritur Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës që do të ketë 41 hetues.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.