Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurtin për pavarësi e uron edhe Mickoski: Me angazhim të përbashkët do t’i forcojmë lidhjet dhe bashkëpunimin tonë

Gazeta10
19 February 2025 - 14:24

Kanë kaluar dy ditë prej se Kosova e festoi 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, por në adresën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, po vazhdojnë të vijnë në urimet.

Njëri prej atyre që uroi për festën e shtetësisë, ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Letra e Mickoskit shkoi në adresë të Kurtit, më 17 shkurt, por tek sot u publikua.

“Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, thuhej në këtë urim.

Shefi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i dëshiroi Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj progres, mirëqenie dhe prosperitet.

Ai u shpreh i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe do të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.

Zyra e Kryeministrit e ka publikuar edhe përkthimin e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.