Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurtit i propozohet të bëhet Kryeprokuror, Llapashtica: Mos t’iu shohim më në politikë

Gazeta10
24 August 2023 - 11:53

Kryetari i  Shoqatës “Çamëria Kosovë”, Nexhmi Llapashtica i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke e pyetur se përse nuk është bërë prokuror dhe gjykatës.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkuar se Kurti nuk është dashur të bëhet fare politikanë.

“Pse nuk u bërët Prokuror dhe Gjykatës…? Nuk është dashur të bëheni politikan fare, Meqënse, “Kinse po ju dhimet Buxheti”. Tjera herë duhet të konkuroni në organet e ndjekjes, dhe në Gjygjësorë sepse këtë Shtet që e kemi ndërtuar me Gjakë dhe Sakrificë 700 vjeqare, pushtetet janë të ndara, dhe mir që janë ashtu”, ka shkruar Llapashtica.

Llapashtica ka rekomanduar Kurtin që siç ja thënë ai të konkuron për Kryeprokuror, dhe i gjithë sekti të hyjnë në organet e ndjekjes dhe mos t’iu shohim më në politikë”.

“Ta thash këtë, sepse edhe ju e dini, se haberin ama bash haberin nuk e keni me qeverisë, sepse politika bëhet duke punuar, dhe kursesi duke u ankuar”, ka shkruar Llapashtica.

Ai në fund ka shkruar se kësaj radhe i ka reaguar Kurtit si mik por që herave tjera nuk di të jetë kaq miqësor.

“Albin sot të reagova si mik, tjetrën her, nuk do jam kaq miqësor, ti e din…?”, ka shkruar Llapashtica. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.