Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kusari-Lila e rehaton bashkëpartiakun në krye të KRU Gjakova

Gazeta10
03 October 2022 - 13:41

Hasan Krasniqi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv në KRU ‘Gjakova”, në vend të Kryeshefit të deritanishëm, Visar Hasi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ky institucion, teksa ka shtuar se ky vendim i fuqizuar është i datës 13 janar të këtij viti, shkruan Gazeta10.

“Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e datës 29.09.2022, fuqizoi Vendimin e datës 13.01.2022 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv Hasan Krasniqi, i cili sot zyrtarisht filloi detyrën si i pari i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova””, thuhet në njoftim të KRU “Gjakova”.

Kreu i ri i KRU Gjakova, ndryshe ishte edhe kandidat për asamble komunale në Gjakovë, në listën e partisë së Mimoza Kusari-Lilës, Alternativa.

Njoftimi i plotë:

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së  Kryeshefit të ri Ekzekutiv në KRU “Gjakova” SH.A.

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit të ri të KRU“Gjakova”, Hasan Krasniqi nga  U.D Kryeshefi  i deritanishëm, Visar Hasi.

Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e datës 29.09.2022, fuqizoi Vendimin e datës 13.01.2022 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv Hasan Krasniqi, i cili sot zyrtarisht filloi detyrën si i pari i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

KRU “Gjakova” SH.A.

03.10.2022.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.