Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kusari-Lila për rastin e Klan Kosovës: Duhet të zbardhen të gjitha faktet

Gazeta10
31 July 2023 - 11:11

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që të zbardhen të gjitha faktet sa i përket çështjes së Klan Kosova dhe pezullimit të licencës.

Ajo ka kërkuar nga pronari i Klan Kosovës të dalë me sqarime në lidhje me këtë çështje, raporton Ekonomi Online.

Në një konferencë për medie ajo tha se ky medium nuk i ka plotësuar të gjithë dokumentet e nevojshme dhe se sipas saj Kosova vazhdon të paraqitet si pjesë e Serbisë.

“Është shumë e dobishme për gazetarët për opinionin, zbardhja e të gjitha fakteve”.

“Është e rëndësishme që shtetas të Kosovës nisen në Serbi marrin nënshtetësi, vazhdojnë në Maqedoni për ta blerë një medium në Kosovë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.