Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kusari-Lila: Plani i Ahtisaarit mbetet më i avancuari për të drejtat e komuniteteve

Gazeta10
30 January 2023 - 14:26

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit para gazetarëve ka thënë se Plani i Ahtisaarit mbetet një prej planeve më të avansuara për të drejtat e komuniteteve.

“Për ne mbetet primare diskutimi dhe trajtimi i të drejtave të komuniteteve në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. Plani i Ahtisaarit është ndoshta një prej planeve më të avansuara që është përkthyer në të gjitha legjislacionet dhe Kushtetutën e Kosovës  në raport me të drejtat e komuniteteve”, është shprehur Kusari-Lila.

Ajo shtoi se nga ana e pozitës janë të interesuar të vazhdojnë diskutimin, të cilin e shohin si të vetmen formë të avansimit të mëtutjeshëm në dialog, për të cilën beson që ky lloj diskutimi të ndodhë në takimin e nesërm.

“Si shoqëri jemi të interesuar të vazhdojmë diskutimin dhe e shohim të vetmen formë të avancimit të mëtutjeshëm në dialog. Pra, edhe takimi i nesërm besoj është në frymën e njëjtë nga Ambasada Amerikane.”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.