
Në emisionin “Prime Time”, shefja e grupit parlamentar LVV, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar vendimin e Qeverisë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në veri pas situatës së fundit të krijuar në vend, raporton Gazeta10.
Kusari-Lila ka thënë se Qeveria është në proces të përgatitjes së procesit zgjedhor por ajo çfarë po shihet në teren është se institucionet e tjera po hezitojnë të sigurojnë procesin zgjedhor.
“Zgjedhjet janë një proces demokratik, secili institucion i ka përgjegjësitë e veta, çfarë po ndodh aktualisht është se në nja farë mënyrë nuk po pritet të krijohet ose të merren mendimet e secilit institucion relevant që është në procesin zgjedhor sepse procesi zgjedhor është funksionimi i një zingjiri të institucioneve; KQZ-ja, Presidenca, Qeveria, organet e rendit, pastaj institucionet e tjera që janë të pavarura që të bëjnë punën e vet. Qeveria është në proces të përgatitjes së procesit zgjedhor në veri të vendit. Vlerësimi i organeve të rendit e bënë dallimin dhe përcaktimin. Jo domosdoshmërish duhet të kemi zgjedhje me forcë ose jashtë standardeve të procesit zgjedhor. E dimë se nuk është një situatë e lehtë. E dimë se do të ketë tendenca për pengesë të procesit nga grupet e orkestruara të Serbisë.”, ka deklaruara Kusari-Lila.
Tutje, Kusari-Lila ka komentuar edhe shtimin e forcave policore në veri të vendit, duke thënë se është bërë për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në veri./Gazeta10