Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kusari-Lila: S’ka kompensim për grevistët

Gazeta10
03 October 2022 - 12:01

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Ligji për grevën e përcakton qartë mënyrën e kompensimit për grevistët.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore që të bëhet ose jo ekzekutimi, ndonëse ligji e thotë një gjë të tillë.

“Ligji për grevën e përcakton kompensimin ose jo të atyre që janë në grevë, nuk kompensohen për ditët në grevë”.

“Është përgjegjësi e agjencive buxhetore. Këto pyetje të adresohen te institucionet përgjegjëse si te Ministria e Financave poashtu edhe te agjencionet e tjera”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.