
Në emisioni “Mëngjesit me Arben Ahmetin”, sot iu kushtua vëmendje lirimit të tre policëve dhe planit të deeskalimit.
Sondazhi i hapur ishte se “Kush është meritor për lirimin e tre policëve?” dhe se a duhet të pranohet plani i deeskalimit. Shumë nga qytetarët që telefonuan në emision, thanë se meritorët për lirimin e tyre janë ndërkombëtarët, duke votuar kështu me 70% derisa 26% e tyre votuan për Edi Ramën ndërsa vetëm 4% meritat ia atribuan Qeverisë Kurti.
Rezultat ndryshe nga kjo kishte sondazhi i hapur në youtube ku 45% votuan për ndërkombëtarët, 32% për Qeverinë Kurti dhe 22% për kryeministrin Edi Rama.
Në lidhje me sondazhin për planin e deeskalimit, rezultat thuajse të njëjtë pati nga telefonata dhe votat në grupin në viber të Kanal10. 85% nga telefontat thanë se duhet të pranohen plani ndërsa 15% votuan kundër. Edhe në viber 86% e votuesve zgjodhën opsionin po kurse 14% opsionin jo.