
Mrika Nikçi – është alpinistja kosovare e cila në moshën 17 vjeçare, së bashku me babanë, Arianitin, kanë ngjitur majat më të larta në shtatë kontinente të botës.
Madje, në njërën nga ngjitjet, ajo së bashku me babaun, ishin bllokuar për 11 ditë në kontinentin e ngrirë të Antraktidës, transmeton Gazeta10.
Në vitin 2020, në një deklaratë për medie, Mrika kishte treguar se ngjitjen në majet më të larta, e kishte pasur qëllim jetësor. Teksa kishte deklaruar se do të vazhdonte me projekte të ardhshme për ngjitje në maje të larta.
Fatkeqësisht gjatë ditës së sotme, alpinistja ndjekësit e saj nuk i njoftoi për ndonjë ngjitje të re, por për një sulm seksual që i kishte ndodhur në qendër të Pejsë, në mbrëmjen e 27 shtatorit.
Nikçi ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale, dhe e tmerruar nga ky akt./Gazeta10