Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kush janë dy shqiptarët që tentuan të grabisin rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate?

Gazeta10
25 November 2026 - 14:39

Mediat britanike kanë bërë publikë emrat e dy shqiptarëve të arrestuar pas incidentit të regjistruar në rezidencën private të Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk.

Bëhet fjalë për Mirgen Dokun dhe Arilen Ndocin, të cilët dyshohen për përfshirje në hyrjen e paligjshme në pronën mbretërore, raporton JOQ Albania.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, dy personat dyshohet se kanë hyrë në ambientet e Anmer Hall, rezidencës që ndodhet në kompleksin Sandringham Estate dhe që përdoret nga familja e Princit dhe Princeshës së Uellsit.

Raportimet bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve kishte qëndruar në Britani në mënyrë të parregullt, pasi afati i kërkesës së tij për azil kishte përfunduar. Për personin tjetër nuk janë publikuar të dhëna mbi statusin e tij të qëndrimit në vend.

Ngjarja u zbulua mbrëmjen e 23 nëntorit, pas një sinjalizimi në polici për praninë e personave të dyshimtë në territorin e pronës mbretërore.

Pas alarmit, autoritetet britanike vunë në lëvizje një operacion kërkimi, ku përveç forcave të policisë u përdorën edhe qen nuhatës, dronë dhe një helikopter i Shërbimit Ajror të Policisë Kombëtare. Kontrollet përfunduan me lokalizimin dhe arrestimin e dy shqiptarëve brenda territorit të rezidencës.

Doku dhe Ndoci vijojnë të mbahen në paraburgim, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe motivet që i çuan ata në pronën mbretërore.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
25 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.