
Hajdar Beqa i cili është kandidat për deputet në listën zgjedhore të PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit ka theksuar se Kosova është në krizë dhe kësaj duhet t’i thuhet stop, por ai ka pasur kritika të forta edhe ndaj Kurtit, duke theksuar se a ka më ultë se për një kryeministër me dalë e me thanë se çlirimitarët janë zullumçarë.
Këto komente Beqa i bëri në Kanal 10 në emisionin GAZETA.
“A ka ma ultë se me dalë me thanë një kryeministër para opinionit publik, për çlirimtarët me dalë e me thanë se janë zullumçarë. I vetmi zullumçarë në ketë vend Serbia, të cilën edhe unë e kam luftuar”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10