Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Kush punon, gabon” – Bekim Isufi: Po bëhet shumë trysni ndaj gjyqtarëve

Gazeta10
10 March 2024 - 22:35

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë fundjavë, duke trajtuar tema të ndryshme.

Kësaj here fokusin kryesor e kemi te ‘gabimet’ e gjyqtarëve në ndeshjet e fundit, sidomos në ndeshjet e xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Muhamet Dragusha, Blendi Memaj dhe Shpëtim Murtezi.

Bekim Isufi thotë se ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës po shkaktojnë shumë presion mbi klubet.

“Presioni i përfundimit të Superligës po ndikon shumë te klubet, duke shkaktuar lodhje të madhe” – tha ai.

Ai tutje thotë se klubet dhe tifozët po tregohen shumë të padurueshme ndaj gjyqatrëve.

“Ndoshta edhe pse po vie faza e fundit e sezonit, mirëpo këto ankesat ndaj gjyqatrëve po janë të shumta, mendoj se po i bëhet trysni këtyre të fundit. Kush punon, gabon, andaj duhet të jenë më të kuptueshme klubet ndaj tyre” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.