Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Kushdo që shënon kundër Kosovës nuk është kosovar” – Berisha: Zeqiri profiter

Gazeta10
06 September 2023 - 21:09

Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke komentuar ndeshjen e së shtunës mes perfaqësuesës së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, udhëheqësi i “Dardanëve”, Lul Berisha ka thënë se mund të këtë respekt por jo emocione për përfaqësuesen zvicërane.

Ai tutje ka thënë se Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk kanë ardhur në Kosovë sepse  nuk i ka leju federata jonë pasiqë nuk kanë dashur me i penalizu kur Kosova nuk ka qenë pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.

“Gjerdan Shaqiri është një prej atdhetarëve më të mëdhenjë, e di këmbënguljen e tij për me ardhë në Kosovë”, ka thënë Berisha.

Ai tutje tha që kushdo që shënon golë kundër Kosovës nuk është kosovar.

“Me njerëz që nuk kanë qenë në kohë nuk mundemi me i fajësu por ka të tillë që kanë ba lojra me ftesën e Kosovës”, tha Berisha.

Ai ka përmendur futbollistin e ri, Andi Zeqiri  i cili nuk ka pranuar të luajë për Kosovën. Ai Zeqirin e ka quajtur profiter. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.