Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kushtëzime të tilla nuk i bëjnë mirë krerëve të UÇK-së” – Nagavci i përgjigjet Hamzës

Gazeta10
02 October 2026 - 19:10

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar kushtëzimet e PDK-së lidhur me projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Nagavci tha se kushtëzime të tilla, sipas saj, tregojnë një qasje jo serioze ndaj Dhomave të Specializuara, duke theksuar se aktualisht duhet pasur kujdes me çështjen.

“Kushtëzime të tilla për të shfrytëzuar një momentum në të cilin ndodhemi për shkak të qëndrimit të padrejtë të Dhomave të Specializuara veçse tregon një jo seriozitet ndaj tyre”, tha Nagavci.

Sa i përket projektligjit për Dhomat e Specializuara, ajo tha se iniciativa ka ardhur nga PDK-ja dhe se Qeveria duhet të japë fillimisht opinionin e saj.

“Sa i përket ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili ka ardhur si iniciativë nga PDK-ja, ne e kemi bërë të qartë se sapo ta kemi opinionin nga Qeveria, ne do ta shqyrtojmë. Por jam e bindur që kushtëzimet e tilla nuk i bëjnë mirë situatës në të cilën jemi tani”, deklaroi Nagavci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.