
Ka mbetur më pak se një orë deri në fillimin e punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku delegatët do të vendosin për të ardhmen e kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku.
Duke raportuar drejtpërdrejt për emisionin “Gazeta” në Kanal10, gazetari Zeqir Hasani bëri të ditur se Kuvendi do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës – votëbesimin ndaj kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
Sipas Hasanit, nga ky proces pritet të përcaktohet nëse Abdixhiku do ta vazhdojë drejtimin e LDK-së edhe për një mandat tjetër, apo nëse delegatët do të vendosin të mos ia rinovojnë besimin, duke i dhënë fund mandatit të tij në krye të partisë.