
Kuvendi i Kosovës pas një orë përpjekjesh të mazhorancës dhe dy partive opozitare PDK dhe AAK, mezi ka arritur që të miratojë 3 projektligjet për ratifikimin e 2 marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Gazeta10.
3 marrëveshjet ndërkombëtare janë:
Marrëveshja e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
Marrëveshja e kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
Marrëveshja e kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. /Gazeta10/