Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi i pakonstituuar, por i hapur për bashkatdhetarët

Gazeta10
10 August 2026 - 7:58

Bashkatdhetarët që po qëndrojnë në Kosovë do të kenë mundësi që nga sot e deri të mërkurën të vizitojnë ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Sipas njoftimit për media, aktiviteti do të zhvillohet nga 10 deri më 12 gusht 2026, ndërsa gjatë këtyre tri ditëve vizitat do të jenë të mundshme nga ora 12:00 deri në 16:00.

“Bashkatdhetarët në Kuvend” organizohet këtë vit në rrethana të veçanta politike, në kohën kur legjislativi vazhdon të mbetet i pakonstituuar dhe, rrjedhimisht, pa funksionalizim të plotë institucional.

Pavarësisht situatës së krijuar, dyert e institucionit do të jenë të hapura për bashkatdhetarët, të cilët do të mund të vizitojnë ambientet e Kuvendit gjatë tri ditëve të aktivitetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.