Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardh metalik

Gazeta10
13 July 2026 - 13:40

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa i gjithë perimetri i godinës është rrethuar me gardh metalik.

TCh raporton se deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e Parlamentit nga hyrja anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave.

Në hyrjen kryesore janë vendosur gardhet metalike që rrethojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit.

Në seancën plenare të së enjtes, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Disa prej protestuesve goditën me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagonte duke i shoqëruar në komisariat. Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Në total, policia shoqëroi dhe ndaloi 20 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur 9 efektivë të policisë dhe u lënduan 5 protestues.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.