
Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mbahen dy seanca gjatë kësaj jave, më 23 dhe 24 shkurt. Pas kësaj mbledhje, shefat e grupeve parlamentare nga opozita kanë adresuar kritika të shumta ndaj kësaj legjislature, duke e quajtur kaotike dhe të dështuar.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhe dy herë gjatë kësaj jave në seancë plenare.
Kështu vendosi Kryesia, në takimin e së hënës.
Mirëpo, legjislaturën aktuale, opozita po e quan të dështuar, pasi që nga fillimi e ka përcjellë kaosi.
Tahiri shtoi se ka kërkuar edhe një debat parlamentar për punën e qeverisë gjatë këtyre dy viteve qeverisje.
Ndërsa, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tregoi se do të ketë edhe debat parlamentar për raportin e Komisionit Evropian për Kosovës.
Në seancën e 22 shkurtit, do të trajtohen pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme plenare, ku janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, që nuk janë miratuar si pasojë e mungesës së kuorumit.
Ndërsa seancë e re, do të jetë më 23 shkurt, ku përveç pikave të rregullta do te shqyrtohen edhe tri marrëveshje ndërkombëtare, ato nga procesi i Berlinit qe javë më parë janë miratuar ne qeveri.