
Ka dështuar për mungesë të kuoruimit të votohet në lexim të dytë Projekligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Fillimisht Kuvendit hodhi në votim disa amendamente për këtë Projekligj të propozuara nga deputeti i VV-së, Visar Korenica.
Por për shkak të mungesë së kuorumit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se nuk mund të vazhdohet kështu dhe kaloi në pikën tjetër të rendit të ditës.
Por pas kërkesë së deputetëve, Kuvendi shkoi në pauzë deri në ora 15:30.