Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për lëvizje me letërnjoftime në Ballkan

Gazeta10
23 Shkurt 2023 - 12:59

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime në shtetet e ballkanit perëndimor.

“Ditë e rëndësishme për Kosovën, pasi që sot po miratojmë marrëveshjen për lëvizjen e lirë në 6 shtetet e ballkanit perëndimor, sipas marrëveshjes së Berlinit që kemi nënshkruar me 3 nëntor 2022 me ndermjetësimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Kurti ka deklaruar po ashtu se lëvizja e lirë e qytetarëve është synuar gjithnjë, sidomos nga ne dhe populli i Bosnjës dhe Hercegovinës, ku presim edhe nga ata që ta miratojnë marrëveshjen.  

“Ti dergojmë sinjal pozitiv qytetarëve të Kosovës, të shteteve të rajonit, Brukselit dhe  Berlinit me miratimin e kësaj marrëveshje”, porositi deputetët Kryeministrit Kurti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumica votash kanë miratuar marrëveshjen në fjalë e cila mundëson lëvizjen e qytetarëve të Kosovës vetëm me leternjoftime në shtetet e ballkanit perëndimor mirëpo për këtë nevojitet edhe miratimi i marrëveshjes nga shtetet tjera. /Gazeta 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.