Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kuvendi të enjten diskuton për punën dy vjeçare të Qeverisë

Gazeta10
03 April 2023 - 20:08

Raporti: Kanal 10

Kuvendi i Kosovës të enjten pritet të ketë debat për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nga AAK-ja thonë se do të propozojnë edhe një rezolutë që lidhet me gjendjen e rëndë në rrafshin e brendshëm dhe politikën e jashtme të Kosovës. Pas mbledhjes së kryesisë, opozita pati kritika ndaj mazhorancës edhe për vonesat në miratim të projektligjeve. Mirëpo, nga pozita thonë se Kuvendi po vazhdon punën me efikasitet të lartë.

Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të enjten, pika e parë që pritet të diskutohet është puna dy vjeçare e Qeverisë Kurti.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili e ka bërë edhe kërkesën për debat, ka thënë se kjo periudhë ka qenë më e rënda për ekonominë, për politikën e jashtme dhe të brendshme të Kosovës.

Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit nga Partia Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, adresoi kritika ndaj mazhorancës për vonesat në miratimin e projektligjeve në Kuvend.

Por këto akuza i arsyetoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, duke thënë se përkundër shtyrjes së disa seancave në mungesë të kuorumit, Kuvendi po vazhdon punën me efikasitet të lartë.

Kryesia në mbledhjen e sotme vendosi që edhe të mërkurën e javës së ardhshme deputetët të mblidhen për të shqyrtuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. 

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.