Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është 31-vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti në Mitrovicë

Gazeta10
19 February 2026 - 10:32

Një 31-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti në fshatin Kutlloc në Mitrovicë.

Viktima është identifikuar si Dashnor Kerleshi.

Për humbjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i komunës, Faton Peci, i cili shkroi se me pikëllim mori lajmin për ikjen e tij të hershme. 

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen e hershme tragjike nga jeta të Norit (Dashnor Kerleshit). Ai ishte i edukuar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kerleshi, të afërmit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ikja e tij e pikëlloi një Mitrovicë”, shkroi i pari i kësaj komune.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.