Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ky është ekipi i Kryeqytetit”, Rama publikon fotografinë me drejtorët

Gazeta10
13 Maj 2026 - 14:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një fotografi së bashku me drejtorët e drejtorive të Kryeqytetit, të cilët janë emëruar së fundmi në pozitat drejtuese komunale.

Rama ka thënë se ekipi i tij përbëhet nga profesionistë të përkushtuar, të bashkuar në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Kryeqytetit.

“Ky është ekipi i Kryeqytetit. Profesionistë të përkushtuar, të bashkuar në shërbim të së mirës publike dhe mirëqenies së çdo qytetari të Kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Sipas Ramës, ekipi do të funksionojë me përgjegjësi të përbashkët për vazhdimin e projekteve madhore dhe realizimin e vizionit për një Prishtinë moderne, funksionale dhe dinjitoze.

Ai ka theksuar se, përtej dallimeve politike, qëllimi i përbashkët mbetet puna me unitet dhe vizion për zhvillimin e Kryeqytetit dhe të ardhmen e qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.