Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është i riu nga Prizreni qe u therr për vdekje nga persona të panjohur

Gazeta10
08 Korrik 2024 - 8:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e së shtunës në Prizren, në lagjen Bazhdarhane, ku një person ishte gjetur i shtrirë në tokë.

Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë, raporton Gazeta10.

Si pasojë e plagëve të marra i riu ka vdekur në QKUK.

Gazeta10 ka mësuar se viktima që u ther me thikë ishte Auron Thaqi, 26-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin, policia konfirmon arrestimin e një personi të dyshuar.

Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 është raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire në tokë.

Patrolla policore i është përgjigjur rastit ku është kuptuar që viktima ishte therrur me thikë. Është njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kanë dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.

Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.

I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.