Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Ferizaj. Në rrethana të dyshimta, i riu Egzon Baliu, u gjet i vdekur në banesën e tij.
Lidhur me këtë rast, policia ka nisur hetimet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, përfshirë ekipin mjekësor të emergjencës.
Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të riut dhe më pas është tërhequr trupi i pajetë për t’u dërguar për obduksion.
Në vendngjarje, policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ka marrë informacionet e para për këtë rast të rëndë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti dhe do të ndërmerren veprime të tjera brenda afatit ligjor.