Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është personi i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit të rëndë në Podujevë (FOTO)

Gazeta10
20 December 2023 - 8:58

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Gazeta10 ka mësuar se viktima në fjalë është Agim Kodraliu dhe është 42 vjeç.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Borovci njoftoi se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Qëndresa” në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Një person ka humbur jetën ndërkaq një tjetër është dërguar në QKUK, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.