Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është personi që ia vuri vetës flakën në Nju Jork

Gazeta10
19 April 2024 - 22:46

Një burrë ka djegur vetën jashtë gjykatës në Manhattan, Nju Jork ku po zhvillohet gjyqi kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Autoritetet e kanë identifikuar se personi që dogji vetën është Maxwell Azzarello – banor i St Augustine, Florida, i cili ka lindur në vitin 1987.

Duket se ai mbërriti në Nju Jork diku pas datës 13 prill dhe familja e tij nuk ishte në dijeni që ai ishte këtu.

Tani për tani, ata besojnë se Azzarello është një teoricien konspirativ i shtyrë drejt këtij akti nga pikëpamjet e tij.

Ndryshe, siç shkruan BBC Azzarello është në spital – i gjallë dhe i intubuar – por në gjendje kritike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.