
Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka komentuar sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit nga një grup terrorist.
Sipas tij, ky grup terrorist tentoi të shkaktojë gjakderdhje të madhe në Kosovë, raporton Gazeta10.
“Kosova është duke kaluar një periudhë shumë të rëndësishme ndoshta më të rëndësishmen deri më tani pikërisht përshkak të rrethanave që janë në Kosovë dhe rreth Kosovës, tani është krijuar një momentum i ri pas këtij sulmi terrorist të forcave çetnike serbe, të cilët tentuan që edhe njëherë të shkaktojnë gjakëderdhje të madhe në Kosovë”, tha ai në Kanal10.
Qalaj shton se nuk duhet asnjëherë në asnjë moment ta përjashtojmë involvimin e Serbisë në këtë sulm./Gazeta10