
Artisti La Fazani, i ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin Prime Verë në Kanal 10, foli hapur për gjendjen e artit dhe muzikës në vend, duke shprehur zhgënjimin e tij për cilësinë e teksteve muzikore që publikohen sot.
Sipas tij, një pjesë e madhe e artistëve kanë humbur fokusin te krijimtaria dhe janë përqendruar kryesisht te fitimet dhe klikimet.
“Definitivisht shumica e teksteve janë llom. Më vjen keq kur shoh artistë që e di se kanë kapacitet me shkrujt mirë, po thjesht kanë hi në njëfarë spirale. I ka marrë qajo stuhia ‘hajde me ba pare e klikime’ edhe nuk iu intereson me sfidu veten,” tha La Fazani.