Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

La Liga: Barça udhëton te Girona, Reali pret në shtëpi Sociedadin

Gazeta10
27 January 2023 - 17:44

Të premten me ndeshjen Almeria – Espanyol hapet xhiroja e 19-të e La Ligas.

Mirëpo ndeshjet më interesante të kësaj jave në kampionatin spanjoll do të luhet gjatë vikendit.

Të shtunën me fillim nga ora 16:15, Barcelona do të jetë mysafir i rivalit lokal, Gironës.

“Blaugranët” kërkojnë fitore për të mbajtur kryesimin në tabelën e kampionatit

spanjoll.

Ndërsa, Real Madrid do të kenë një përballje të vështirë me Real Sociedad, e cila vjen nga një formë shumë e mirë që pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kjo përballje zhvillohet të dielën në ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Në anën tjetër, po në të njejtën ditë me fillim nga ora 16:15, Atletico Madrid do të ketë punë si mysafir i skuadrës së Osasunës..

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë: Cadiz – Mallorca, Sevilla – Elche, Getafe – Betis, Valladollid – Valencia dhe Celta Vigo – Athletic Bilbao.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.