
La Liga ka raportuar abuzimin racist dhe ksenofobik ndaj lojtarit Marcos Acuna dhe trajnerit Quique Sanchez Flores gjatë ndeshjes së të shtunës ndaj Getafes.
Sevilla ka dënuar këtë akt dhe La Liga ka paraqitur ankesë zyrtare në “Komisionin Kundër Dhunës dhe Komitetin e Garave të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF)” në lidhje me këto dy incidente.
Loja u ndërpre përkohësisht në minutën e 68-të , me një paralajmërim të lëshuar në stadium – siç përcaktohet nga protokolli kundër racizmit të La Liga-s – pasi u dëgjuan sharje raciste të bërtitura nga një pjesë e turmës sipas raportit të ndeshjes së arbitrit.
Trajneri i Sevillas, Sanchez Flores tha në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes se ai ishte quajtur “cigan” nga një grup tifozësh gjatë takimit.
Përndryshe Sevilla, ka fituar ndeshjen e përmendur ndaj Getafes me golin e vetëm që është shënuar nga Sergio Ramos në minutën e 5-të, dhe gjenden në pozitën e 14-të në tabelë.