
La Liga vjen këtë fundjavë me xhiron e 21-të, me ndeshjen hapëse që luhet të premten ndërmjet Cadizit dhe Gironës.
Lideri i tablës, Barcelona do të udhëtojë në stadiumin “Estadio El Ceramica”, ku do të luajë ndaj skuadrës së Villarreal, me ndeshje që luhet të dielen në ora 21:00.
Ndërsa, ekipi i drejtuar nga Diego Simeone, Atletico de Madrid do të jetë mysafir i skuadrës së papërshtatshme, Celta de Vigo. Ndeshja do të luhet të dielen dhe do të fillojë nga ora 16:15.
Ndërkohë, kampioni aktual, Real Madrid ndeshjen e kësaj jave do ta zhvillojë me datën 15 shkurt, ndeshje që luhet në “Santiago Bernabeu”, ndaj vendit të fundit në tabelë, Elches.
Arsyeja se “madrilenët” ‘pushojnë’ në këtë javë të La Liga është se do të luajë në finalen e Kupës së Botës për Klube ndaj Al Hilal.
Ndeshjet tjera që e kompletojnë këtë javë në elitën spanjolle të futbollit janë: Almeria – Real Betis, Sevilla – Mallorca, Valencia – Athletic Bilbao, Getafe – Rayo Vallecano, Valladollid – Osasuna dhe Espanyol – Sociedad.