
Fundjava që po vie na sjell para ekranit xhiron e 32-të të elitës së futbollit spanjoll, në të cilën bëjnë pjesë ndeshje derbi.
Lideri I tabelës, Barcelona këtë javë luan në “Camp Nou”, ku përballë do të kenë skuadrën problematike, Real Betis.
Barcelona hyn në këtë ndeshje pas humbjes 2-1 nga Rayo Vallecano gjatë ditës së mërkurë, gjersa Betisi pas barazimit pa gola me Real Sociedad.
Kjo sfidë zhvillohet këtë të shtunë nga ora 21:00.
Ndërkohë, kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madridi do të jetë nikoqir I Almerias,
skuadrës që po lufton për mbetje në ligë.
Madrilenët gjatë mesjavës luajtën ndaj Gironas në “Montilivi” pësuan humbje 4-2.
Ndeshja do të luhet të shtunën me fillim nga ora 18:30.
Ndërkaq, Atletico Madrid këtë xhiron zhvillon ndeshjen e saj si mysafir I Real Valladollid, me takimin që luhet të dielën me fillim nga ora 21:00.
Kryeqytetasit hyjnë në këtë ndeshje pas fitores 3-1 ndaj Mallorcas në mesjavë, fitore e cila I mban me shpresa për vendin e dytë në tabelë.
Meqë ra fjala të Mallorca e Vedat Muriqit, ata këtë vikend do të kenë përballë në stadiumin e tyre skuadrën e Athletic Bilbaos.
Kjo ndeshje zhvillohet të hënën e 1 majit me fillim nga ora 19:00.