Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak flet hapur: Takimi Kurti-Vuçiq nuk shkoi mirë, në prag ishte një krizë serioze

Gazeta10
01 December 2022 - 21:23

“Duhen dy persona për vallëzuar tango”, kështu i ka cilësuar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dy kryenegociatorët për marrëveshjen e 23 nëntorit të arritur në Bruksel.

“Duhen dy persona për të vallëzuar tango dhe duhen dy palë për të arritur një marrëveshje. Të dy bashkëbiseduesit, z.Bislimi dhe z.Petkoviq ishin konstruktiv. Nëse vetëm njëra palë do të ishte konstruktive atëherë nuk do të kishte marrëveshje”, tha Lajçak në Politiko.

Ai po ashtu, duke përmendur detaje tjera të takimeve intensive të asaj dite në Bruksel, ku tha se ishin në dijeni se nëse s’do të kishte marrëveshje, do të shkonin drejt një krize serioze.  

“Do të thoja gjithashtu se ne kaluam rreth tetë orë këtu në Bruksel për të arritur marrëveshje. Dhe dy ditë më parë, të hënën, ishte një takim tjetër që zgjati poashtu 8 orë, i udhëhequr nga z.Borell. Unë isha prezent në takim, me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Ai takim nuk prodhoi rezultate dhe dukej se ne po shkonim drejt një krize serioze. Dhe pastaj pala kosovare propozoi shtyrje për 48 orë. Dhe ne e dinim të mërkurën e kaluar se nëse nuk ka një marrëveshje, do të ndodhnin gjëra negative në terren Dhe fakti që ata kuptuan se kjo ishte shansa e fundit, bëri që palët të jenë serioze dhe të përkushtuara dhe më duhet ta përsëris, të dy palët ishin konstruktive përndryshe nuk do të kishte marrëveshje”, theksoi Lajçak në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.