Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak jep detaje për takimin: Palët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes

Gazeta10
30 October 2023 - 9:02

Emisari Special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimet që janë mbajtur javën e kaluar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se qëllimi i këtyre takimeve ishte për të avancuar rrugën drejt zbatimit të Marrëveshjes për normalizim.

 “E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet”, tha Lajçak.

Ai tha se palët patën pyetje rreth propozimit evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javët në vijim. Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon kufijtë e kuq të Palëve siç janë përcaktuar më parë”, theksoi ai.

Emisari i BE-së shtoi se shumë shpejt do të ftojë dy kryenegociatorët, atë të Kosovës Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë Petar Petkoviq, për një takim në Bruksel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.