Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak pas takimit me Kurtin paralajmëron takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi

Gazeta10
28 August 2023 - 21:29

Në Forumin e Bledit,  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Njoftimin për takimin e ka bërë Lajçak i cili ka treguar se po paralajmërohet një takim i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit shtator.

Sipas tij qëllimi i takimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve si dhe zbatimi i deklaratës së 3 qershorit, një marrëveshje mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për hapat që Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërmarrë për depërshkallëzimin e situatës në Veri.

”Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti  sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e Takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës 🇪🇺 të 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak në Twitter.  

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.