Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak takohet me Sekretarin spanjoll të Shtetit për BE, thotë se patën diskutim “të gjerë e të dobishëm” për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
04 July 2024 - 10:37

dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think-tankut pan-europian, Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Me të, Lajçak tha se vazhdoi “konsultimet e rregullta me shtetet anëtare të BE-së”, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi e çështje tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.