
Rënia e çmimit të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare po reflektohet edhe në Kosovë.
Sipas çmimeve aktuale në tregun vendor, një litër naftë sot kushton rreth 1.71 euro, ndërsa benzina 1.39 euro.
Eksperti i sektorit të naftës, Fadil Berjani, ka konfirmuar se rënia e çmimeve po vërehet edhe në tregun kosovar.
“Po ka rënie të çmimit dhe kjo po reflektohet edhe tek ne në Kosovë. Sot çmimi i naftës është 1.71 euro, ndërkaq ai i benzinës 1.39 euro”, ka thënë Berjani.