Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Lajmëtari nuk vritet pse lajmi është i keq” – Halil Matoshi për sulmet që po i bëhen Edi Ramës

Gazeta10
17 October 2023 - 21:16

Komentatori politik Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka folur rreth deklaratës së presidentit të Francës Emanuel Macron për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Edi Rama vetëm po bëhet lajmëtar i lajmeve jo të mira për Kosovën, raporton Gazeta10.

“Lajmëtari nuk vritet pse lajmi është i keq, Edi Ramës ju ka gju ni Kosovë për diçka që po tregon edhe po e jep një lajm të keq, edhe mundet me kon edhe ma i keq se sa është deri më sot, prandaj Rama kurgjo amo me asnjë fjali nuk e sa sulmu Kosovën, ai vetëm po bëhet lajmëtar i lajmeve të këqija për neve, e na po dojmë me ja nxjerr sytë dhe tash zoti Macron e ka paralajmëru pezullimin më herët, megjithatë ka mekanizma që shkojnë më gjatë, por nëse Kosova politike nuk i kryen detyrimet e veta fatkeqësisht viza me 1 janar nuk do të ketë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.