
Është raportuar se një e mitur kosovare është dhunuar të shtunën rreth orës 17:30, Gazeta10 ka mësuar se viktima është 11 vjeçare.
“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar, personi madhor është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa i mituri në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.”, përgjigja e prokurorisë për Gazeta10.
Ata janë shprehur se janë duke i ndërmarrur veprimet e nevojshme hetimore.
“Ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante, andaj, meqë kemi të bëjmë me procedurë për të mitur, nuk mund të japim informata të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të të miturve në procedurë.”, përgjigja e prokurorisë për rastin./Gazeta10.